Për dy raste të ndara, IPK rekomandon suspendimin e katër policëve
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar në dy raste të ndara ka rekomanduar suspendimin e katër policëve.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes kurse më vonë personi i dyshuar është identifikuar si zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare) dhe i njëjti është vet-paraqitur në stacion policor pas incidentit. Në interes të hetimit IPK i ka rekomanduar Policisë suspendimin për zyrtarin në fjalë kurse rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj me dyshimin për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.”
Në rastin tjetër, IPK në interes të hetimit ka rekomanduar suspendimin për tre zyrtarë policorë kurse incidenti ku dyshohet se janë të përfshirë si të dyshuar zyrtarët raportohet të ketë ndodhur para mesnatës më 30.06.2025 në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
“Hetimet lidhur me këtë rast ndaj tre zyrtarëve policorë janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë në procedurë të rregullt më dyshimin për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”. Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorinë pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e dy rasteve.”, thuhet në njoftim.