Për dy ditë, 450 bashkatdhetarë vizituan Kuvendin e Kosovës - NACIONALE

Për dy ditë, 450 bashkatdhetarë vizituan Kuvendin e Kosovës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka vazhduar edhe sot aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend”, me interesim për vizitë në ambientet e brendshme të këtij institucioni.

Hapja e dyerve të Kuvendit, në ditën e dytë solli rreth 250 bashkatdhetarë që po qëndrojnë për pushime në Kosovë.

Ndërkaq, gjatë dy viteve të aktivitetit, Kuvendin e vizituan rreth 450 bashkatdhetarë gjithsej.

Bashkatdhetarët u pritën nga deputetë të grupeve të ndryshme parlamentare dhe zyrtarë përgjegjës të administratës. Ata vizituan mjedise të ndryshme të punës dhe u njohën me rolil, veprimtarinë dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit.

“Gjatë qëndrimit në Kuvend dhe takimeve me deputetë, bashkatdhetarët shprehen interesimin e tyre për zhvillimet në Kosovë dhe për shumë çështje preokupuese për ta”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.