Për 7 muaj Dogana mbledh mbi 1.15 miliardë euro
Dogana e Kosovës ka treguar se gjatë pjesës së parë të vitit 2026 ka shënuar rritje të të hyrave.
Sipas të dhënave të publikuar, gjatë periudhës janar–korrik 2026, të hyrat bruto kanë arritur në 1,153,076,683 euro.
Dogana ka bërë me dije se krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit të kaluar të hyrat janë rritur.
“Dogana e Kosovës vijon të shënojë rezultate të qëndrueshme në mbledhjen e të hyrave dhe në përmbushjen e objektivave institucionale. Gjatë periudhës janar–korrik 2026, të hyrat bruto kanë arritur në 1,153,076,683.00 euro, krahasuar me 1,085,940,460.22 euro në të njëjtën periudhë të vitit 2025”, është thënë në njoftimin e Doganës.