Për 24 orë, katër raste të dhunës ndaj grave në Kosovë - NACIONALE

Për 24 orë, katër raste të dhunës ndaj grave në Kosovë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Për 24 orë në Kosovë, janë raportuar katër raste të dhunës në familje. Të gjitha, dhunë ndaj grave kosovare.

Kështu të paktën ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Rasti i parë ka ndodhur në komunën e Gjilanit, ku një grua është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve.

“Gjilan 21.07.2022 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, të cilës i është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Rasti tjetër ka ndodhur në Deçan, ku burri në gjendje të dehur ka sulmuar gruan.

“Deçan 20.07.2022 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia.

Një rast tjetër është raportuar edhe në Pejë.

“Pejë 21.07.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit me 1.94 promilë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

“Gjakovë 21.07.2022 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

Lajme të ngjashme