Pentagoni thotë se lufta me Iranin ShBA-së deri më tani i ka kushtuar 37,5 miliardë dollarë
Lufta e Shteteve të Bashkuara në Iran ka kushtuar 37,5 miliardë dollarë deri më tani, tha të martën sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Pete Hegseth.
Kjo shifër paraqet rritje prej gati 8 miliardë dollarësh që nga vlerësimi i fundit publik, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Hegsethi tha para ligjvënësve se në këtë numër gjithashtu përfshihen kostot e pritshme deri më 30 shtator.
Kjo është hera e parë që Hegsethi, i cili para ligjvënësve u paraqit bashkë me komandantin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Dan Caine, është ballafaquar publikisht me pyetje nga kongresistët që nga rifillimi i operacioneve ushtarake amerikane kundër Iranit më herët këtë muaj.