Pejë: I dyshuari e thyen derën dhe tenton ta djegë banesën e një gruaje, arrestohet nga Policia
Një rast i çuditshëm ka ndodhur në Pejë.
Atje një person i dyshuar ka tentuar ta djegë banesën e një gruaje, por është ndaluar nga Policia.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Pejë / 01.03.2026 – 17:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte thyer derën e banesës së viktimës femër kosovare dhe më pas kishte tentuar t’ia vë flakën, mirëpo policia kishte arritur ta ndalojë. I dyshuari kishte edhe urdhër mbrojtës, mirëpo nuk e kishte respektuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.