Pejë: Gjendet i vdekur një 47 vjeçar, nisin hetimet
Raportohet se ka vdekur një 47 vjeçar në Pejë.
Rastin për Nacionale e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Driton Rugova, i cili ka thënë se dje policia është informuar se në rrugen ” Shtjefën Gjeqovi” në Pejë, një person është i shtirë në shtpinë e tij në krevat dhe dyshohet se është pa shenja jete.
Ai ka thënë se policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ndonëse edhe ambulanca ka shkuar në vendin e ngjarjes me ç’rast është konstatuar edhe vdekja e tij nga mjeku kujdestar.
Rugova thotë se me urdhër të tij trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për Obduksion, dhe rasti cilësohet ”Hetim i Vdekjes”.
“Me datë 03.12.2022, Policia është informuar se në rrugen ” Shtjefën Gjeqovi” në Pejë, një person është i shtirë në shtpinë e tij në krevat dhe dyshohet se është pa shenja jete. Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, gjithashtu edhe autoambulanca dhe nga mjeku kujdestar është konfirmuar se viktima mashkull 47 vjet është pa shenja jete, në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për Obduksion, dhe rasti cilësohet ” Hetim i Vdekjes”, ka thënë Rugova për Nacionale
