Pejë: Arrestohet një i dyshuar për vrasje në tentativë dhe dhunë në familje
Policia në Pejë e ka arrestuar një të dyshuar për vrasje në tentativë, dhe dhunë në familje.
Njoftimi:
VRASJE NË TENTATIVË, DHUNË NË FAMILJE
Pejë / 02.03.2026 – 09:30. Lidhur me rastet e lartcekura është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se e kishte kryer veprën e parë ndaj viktimës mashkull kosovar, ndërsa dy viktimave të tjerë/familjarë (një mashkulli dhe një femre kosovare) dyshohet se u kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psikike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.