Peci: VV-ja mund ta vonojë seancën konstituive të Kuvendit duke e arsyetuar me ankesën në Kushtetuese
Ish-ambasadori Lulzim Peci tha se edhe nëse thirret mbledhja konstituive pas certifikimit të zgjedhjeve, mund të ndodh që mos të konstituohet Kuvendi.
Këtë e arsyetoi me ankesën që VV-ja e ka dërguar në Kushtetuese
“Sepse Lëviza Vetëvendosje mund të thotë se derisa s’na je neve Gjykata Kushtetuese vendimin ne nuk e propozojmë kryetarin e Kuvendit të Kosovës e kështu më radhë tash mundemi me i pa tendencat se a është zvarritje e procesit”, tha Peci në RTV21.
Peci ka komentuar edhe mashtrimin që iu bë kryeministrit në detyrë Albin Kurti nga komedianët rus, dhe më pas tha se qeverinë duhet ta bëjë opozita.
“Sepse deri dje unë kam mendu se opsionet e hapura, po prej ditës së djeshme unë mendoj se me atë që është dëgjuar aty me pasë Vetëvendosje postin e kryeministrit nuk besoj që ne do të kemi dyer të hapura në Uashington”, tha ai.