Peci veten në qef: Kurti, me humor, më tha se je tu më rivalizu se po të sulmojnë po aq sa mua - NACIONALE

Peci veten në qef: Kurti, me humor, më tha se je tu më rivalizu se po të sulmojnë po aq sa mua

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Faton Peci, kandidat për kryetar të Mitrovicës, tha t’i ketë mbërrirë nivelet e publicitetit të Albin Kurti, për çka madje tha se vetë ky i fundi i ka thënë “në humor” se po e rivalizon në shpeshtësinë dhe sasinë e sulmeve ndaj tij.

“Kryeministri më tha, je tu më rivalizu kohëve të fundit, se nuk po dihet cili po sulmohet më shumë a ti a une. Nuk po dihet për momentin cili po sulmohet më shumë. Kjo ka logjikë dhe shpjegim”, tha Peci në Klan Kosova.

“Rezistencë kam në maksimum ndaj të keqes, nuk i frikësohem kurrëkujt. Unë i kam mbajt parimet me rigorizitet dhe i tillë do të jem tërë jetën. Jam prej njerëzve ma të votum në Kosovë, por kjo nuk ma ka ndryshu kurrgjë stilin e jetes, Parimet për mua janë diçka e shenjtë, për të cilat nuk bëjë kompromiset. Te puna e arrogantit dhe mendjemenadhit, unë jam çai djali që kam shku te çdo fermer, i kam math çizmet e hy në shtallë...nëpër lloç, e kam marrë kingjin në prehen, lopën e kam kap për bishti, her për brina. Me luftu stigmën te të rinjt që të mos merren me bujqësi”, tha Peci.

Lajme të ngjashme