Peci u drejtohet partive politike: Mësojeni fjalën kompromis, dhe arrini atë
Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka vlerësuar se kriza aktuale politike në Kosovë ngjan me situatën e krijuar pas zgjedhjeve të vitit 2025, duke shtuar se zgjidhja varet nga gatishmëria e partive për kompromis.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Peci paralajmëroi se mungesa e marrëveshjes politike mund ta çojë vendin sërish në zgjedhje të reja.
Ai tha se polarizimi politik po pengon funksionimin e institucioneve dhe po vonon reformat e nevojshme ekonomike dhe integruese. Sipas tij, Kosova ka nevojë urgjente për reforma fiskale dhe përgatitje për integrim në tregun unik evropian.
“Mësojeni fjalën kompromis dhe arrini kompromisin”, ishte mesazhi i Pecit drejtuar partive politike.