Peci turret të futet në kombajnë me Kurtin, dikush ia mbyll derën para syve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me Faton Pecin, ministër i Bujqësisë, kanë dalë në terren për të “inspektuar” korrje-shirjet e grurit.
Një moment interesant ka ndodhur gjatë kësaj vizite. Kurti mori rrugën për të hyrë në kombajnë, e pas tij shkoi edhe Peci.
Megjithatë, Peci nuk ka arritur të futet në kabinë bashkë me Kurtin, pasi një person që e shoqëronte Kurtin ia mbylli para syve derën e kabinës së kombajnës.