Peci tregohet i shpejtë, e përmirëson numrin pak minuta pas lajmit të “Nacionales” - NACIONALE

Peci tregohet i shpejtë, e përmirëson numrin pak minuta pas lajmit të “Nacionales”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Bujqësisë i Kosovës, Faton Peci, e ka përmirësuar numrin marramendës që e kishte shkruar më herët në lidhje me përkrahjen financiare për gratë e Krushës.

“1,933,327.85 milionë euro për Krushën!” – kishte shkruar fillimisht Peci. Sidoqoftë, pak minuta pas raportimit të këtij gabimi nga gazeta “Nacionale”, ministri e fshiu emrin “milion” pas numrit shtatëshifror.

Gazeta “Nacionale” e publikoi lajmin në rrjetin “Facebook” në orën 11 e 35 minuta, ndërsa Peci e bëri përmirësimin në orën 11 e 41 minuta, sipas të dhënave rreth ndryshimit të postimit, që i ofron rrjeti “Facebook”.

E përgëzojmë ministrin për shpejtësinë e treguar për përmirësimin e numrit.

Lajme të ngjashme