Peci: Serbia po e bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak, kjo do të ndikojë edhe te rinia e Luginës së Preshevës - NACIONALE

Peci: Serbia po e bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak, kjo do të ndikojë edhe te rinia e Luginës së Preshevës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci ka reaguar pas njoftimit se Serbia do ta bëjë të detyrueshëm shërbimin ushtarak.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se kjo do të ndikojë edhe në emigrimin e të rinjve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, pasi që do të detyrohen të jenë pjesë e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

“Kjo politike e Serbise perpos qe ka per qellim pergatitjen masive te popullates per situata luftarake, do te ndikoj edhe ne emigrimin e te rinjeve shqiptare nga Lugina e Presheves, pasi edhe ata do te detyrohen te jene pjese e sherbimit te detyrueshem ushtarak. Permes saj padyshim se do te behet ne menyre te heshtur edhe nderrimi i metutjeshem i struktures etnike ne keto territore.” – ka thënë ai.

Tutje Peci ka shtuar se perëndimit duhet të ketë vëmendje të plotë në atë që po bën Serbia.

“Perpos politikes ne Prishtine dhe Tirane, perendimi duhet ta kete ne vemendje te plote ate se cfare eshte duke be Serbia ne kete fushe. Armatimi dhe mobilizimi ushtarak i Serbise nenkupton edhe me shume trupa ushtarake te NATOs ne rajon per te siguruar paqen dhe stabilitetin rajonal.” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme