Peci reagon: Kemi arritur në pikën kritike të raporteve me Amerikën - NACIONALE

Peci reagon: Kemi arritur në pikën kritike të raporteve me Amerikën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar pas deklaratave nga zyrtarë të Vetëvendosjes lidhur me qëndrimet amerikane për Asociacionin.

Peci ka shkruar në facebook se përpjekja për ta paraqitur Amerikën si mike të Serbisë, është tendenca më e poshtër.

Sipas tij, kjo situatë është pika kritike e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

POSTIMI:

Perpjekja per ta paraqitur SHBA-ne si mike te Serbise dhe armike te Kosoves eshte tendenca me e poshter qe e kemi pasur ndonjehere nga ata qe po perpjeken te krijojne nje opinion te tille publik.

Krejte kete pune kemi me e paguar me kamate. Demi qe eshte duke ju be marredhenieve me SHBA-te tani e ka arritur piken kritike, e cila veshtire qe do te rikuperohet ne nje te ardhme te afert, por ndoshta edhe nuk do te arrihet asnjehere.

Lajme të ngjashme