Peci: Osmani dhe Nagavci, të vetmet zyrtare që i dolën në mbrojtje karakterit laik të shtetit - NACIONALE

Peci: Osmani dhe Nagavci, të vetmet zyrtare që i dolën në mbrojtje karakterit laik të shtetit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i institut KIPRED, Lulzim Peci, ka vlerësuar lartë veprimin e presidenten Vjosa Osmani dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, për qëndrimet që kanë mbajtur në lidhje me Udhëzimin Administrativ që ndalon shaminë në shkolla.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar Osmani dhe Nagavci janë të vetmet zyrtare që i dolën në mbrojtje karakterit laik të shtetit.

Presidentja Osmani dhe Minitrja Nagavci janë të vetmet udhëheqëse të larta shtetërore të Kosovës që i dolën në mbrojtje karakterit laik të shtetit tonë. Vendi ynë duhet t’ju dijë për nderë që përkundër presioneve qëndruat të paepura në nivel të obligimeve tuaja kushtetuese!
P.S. Deklarimet dhe vendimet e juaja kanë edhe më tepër peshë, pasi ato janë të grave në pozitat me të larta shtetërore
”, ka shkruar Peci.

Lajme të ngjashme