Peci nën hetime serioze, Kurti provon të mbys rëndësinë e rastit me shifra ekstravagante dhe lavde për të
Faton Peci për pesë orë u mor në pyetje si i pandehur nga Prokuroria Speciale nën dyshime serioze për vepër penale rreth Fabrikës së Mbetjeve Shtazore, por shefi i tij i përshkroi lavde dhe shifra ekstravagante si ministër “i suksesshëm”.
“...Me prioritet e seriozitet që i kemi bërë sektorit të bujqësisë dhe qeverisjes së mirë e të suksesshme të ministrit të linjës, Faton Peci”, shkroi Kurti.
"Janë rehabilituar sisteme ujitjeje për mbi 11 mijë hektarë dhe është rritur për 50% toka e punueshme bujqësore për vetëm katër vjet – nga rreth 80 mijë hektarë në mbi 120 mijë hektarë", shkroi ai.