Peci: Me Belgin Jasharin dhe drejtësi për luftimin e racizmit në Kosovë
Drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka dënuar sulmin fizik ndaj futbollistit të ri, Belgin Jasharin.
Ai ka kërkuar drejtësi për këtë rast.
Në profilin e tij në “Facebook”, Peci ka shkruar se në Kosovë duhet të luftohet racizmi.
“Me Belgin Jasharin dhe drejtesi per luftimin e racizmit ne Kosove! Belgin, besoj se cdo person qe i thote vetes njeri ne Kosove eshte me ty! Ti je krenaria e gjenerates se re te futbollit te vendit tone te perbashket! Mirepo, reagimet perkrahese nuk mjaftojne! Policia dhe prokuroria duhet te merren me personin qe e ka sulmuar dhe fyer Belginin, dhe ta vejne drejtesine ne vend!”, ka shkruar Peci.