Peci kundërshton ata që thonë se shqiptarët nga asimilimi i ka mbrojtur mbulesa fetare - NACIONALE

Peci kundërshton ata që thonë se shqiptarët nga asimilimi i ka mbrojtur mbulesa fetare

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, ka thënë edhe disa fjalë për debatin për shaminë fetare në shkolla.

Ai ka kundërshtuar ata që thonë se nga asimilimi shqiptarët i ka mbrojtur mbulesa pasi siç thotë ai, “grate ne kohen e Perandorise Otomane kane qene subjekt i shtypjes se rende patriakale te bazuara thelle edhe ne premisa fetare”.

Peci shkruan se identitetin e shqiptarëve e ka ruajtur, gjuha, doket dhe kultura.

Shkrimi i plotë i z. Peci:

Shqiptaret nga asimilimi nuk e ka mbrojtur mbulesa, pasi grate ne kohen e Perandorise Otomane kane qene subjekt i shtypjes se rende patriakale te bazuara thelle edhe ne premisa fetare, dhe krejte kjo per siper e ka pase edhe sistemin e militeve fetare te etabluar nga otomanet, te cilat nuk kane njohur identitetet etnike.

Shqiptareve identitetin ia kane ruajt gjuha, doket dhe kultura, si dhe e drejta zakonore permes kanuneve, pavaresisht te metave qe kane pasur. Ne kete aspekt, duhet te njohim edhe nje merite te vecante te Kanunit te Leke Dukagjinit qe ka ndaluar martesen me fare e fis, gje qe eshte respektuar nga shqiptaret, pavaresisht religjionit, perkunder faktit se Sheriati e ka lejuar nje gje te tille. Ketu nuk ka nevoje te bisedohet per pasojat e martesave te tilla.

Edhe nje gje, po te kishte ndjekur Turqia traditen otomane, me shume gjase sot do te ishte e ngjajshme si shoqeri me vendet e lindjes se mesme, dhe ate pa nafte!

Lajme të ngjashme