Peci kritikon opozitën me gjuhë patriarkale: Është bërë sikur "shtinëset e katunit"
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka zgjedhur një shembull partiarkal që ta kritikoj opozitën në Kosovë.
Sipas tij, një pjesë e opozitës në Kosovë është bërë sikur “shtinset e katunit” që sipas tij po e përqeshin secilin veprim të kryeministrit Albin Kurti
“Unë nuk po e kuptoj, unë e dëgjoj opozitën në kuvend e në paraqitjet që i kanë, thojnë veq: A Albini lshoj pe, e kritikojnë, a Albini nuk lëshojë pe, dalin e kritikojnë. Duhet me u përcaktu ka po doni me shku. Pjesa më e madhe e opozitës është bërë ajo që në gjuhën popullore thuhet sikur shtinset e katunit, që vetëm përqeshin”, ka thënë Peci në T7.
Ndaj kësaj deklarate në studio i reagoi analistja Zana Avdiu e cila i tha ministrit se po përdorë gjuhë seksiste, duke e lutur Pecin që të kërkoj falje.
