Peci: I rikthyem mbi 600 metra katrorë, së shpejti fillojmë renovimin - NACIONALE

Peci: I rikthyem mbi 600 metra katrorë, së shpejti fillojmë renovimin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Faton Peci, ministër i Bujqësisë, ka publikuar disa fotografi nga një objekt në qendër të Prishtinës, në afërsi të zyreve qendrore të AAK-së.

Peci ka shkruar se ka rikthyer “mbi 600 metra katrorë në shërbim të titulluarit; Ministrisë së Bujqësisë”.

Në shkrimin e tij, Peci ka paralajmëruar se së shpejti do të fillojë renovimi.

“I rikthyem mbi 600 metra katrorë në shërbim të titullarit; Ministrisë së Bujqësisë!

Sot vizitova hapësirat e objektit të Ministrisë së Bujqësisë në Lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku kemi rikthyer mbi 600 metra katror në shërbim të institucionit. Së shpejti do të fillojmë me procesin e renovimit.” – shkroi Peci.

Lajme të ngjashme