Peci i mëshon Ganimete Musliut: Keni hy në pushtet të lodhtë e me panla e keni dalë të fuqishëm milionera
Ministri i Bujqësisë dhe zyrtari i partisë Guxo, Faton Peci, i ka reaguar deputetës së PDK-së, Ganimet Musliu, ku kjo e fundit me gjuhë të ulët ofendoi presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Peci që është person i afërt me Osmanin, ka thënë se Musliu dhe PDK-ja kanë shfrytëzuar Kosovën si plaçkë lufte dhe se janë bërë milionerë.
Ai ka thënë se gjuha e përdorur nga Musliu është gjuhë e partisë së saj, ku ka kujtuar ofendimin e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli vite më parë.
“Ky diskursi yt është diskurs i partisë, në fakt. Prej shprehjes "ma hangsh...", e deri te fymjet të natyrave të tjera, janë bërë pjesë e "gjuhës parlamentare", nga ti dhe bashkëpartiakët.”, ka shkruar ndër të tjera ai.
“Gane, kilogramë për kilogramë, ti dhe partia jote jeni majmur duke e shfrytëzu Kosovën si plaçkë lufte. Milionat që keni ba ju nuk peshojnë me kg, por me okë. Keni hy në pushtet me panla e keni dalë milionerë. Keni hy të lodhtë e keni dalë të fuqishëm në mënyrë të frikshme. Kur keni hy as biçikleta nuk keni pasë, sot voziteni me marka veturash nga trendet që shihen në TV. “
“Ky diskursi yt është diskurs i partisë, në fakt. Prej shprehjes "ma hangsh...", e deri te fymjet të natyrave të tjera, janë bërë pjesë e "gjuhës parlamentare", nga ti dhe bashkëpartiakët. Bullizmi që ti e përdorë në raport me Presidenten e vendit është veç shpërfaqje e Ganes së vërtetë. Ti je kjo realja konform gjuhës që e përdorë. Ti vetë ke qenë viktimë e këtij diskursi, ndaj Gane e dashur, përmbahu, sepse i fyeri të fyen! Për fund, po ta sjell në vëmendjen tuaj një thënie të mikes së madhe të Kosovës, ish-sekretares Albright: Ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk i mbështesin gratë!”, ka shkruar ai.
Ndërsa, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, me gjuhë ofenduese ka sulmuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, duke ia komentuar pamjen e saj fizike.
“Me qe paske hyrë të kg. Po ta them troq: Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg. Ti mund të jesh çkado përveç presidente.”, ka shkruar ajo ndër të tjera.
Në anën tjetër, Osmani gjatë fjalimit të sotëm në Kuvendin e Kosovës ka thënë se nuk do të zmbrapset nga gjuha nga tentimet dhe epitetet ndaj pamjes së saj.

