Peci e shpon portën me gjuajtje precize, e driblon keq kundërshtarin (VIDEO)
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në disa emisione ka treguar dëshirën e tij për futbollin, duke përmendur që vazhdon të jetë ende aktiv.
Një video e publikuar në Tik Tok, Peci shihet teksa tregon aftësitë e tij në futboll, sportin më të popullarizuar në Kosovë.
Në këtë video, Peci driblon një kundërshtar e pastaj godet në drejtim të portës.
Goditja e Pecit ishte e pandalshme për portierin.
Në fund, Peci duket krenar me golin e tij, ndërsa gëzimi shihet në fytyrën e buzëqeshur.
@gazetademos ♬ original sound - komentimeNleter