Peci: Dhuna në Kuvend është instaluar si veprim politik nga VV-ja - NACIONALE

Peci: Dhuna në Kuvend është instaluar si veprim politik nga VV-ja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se dhuna e ushtruar sot në Kuvend nuk është befasi.

Ai ka bërë me dije se dhuna në Kuvend është instaluar si veprim politik nga VV-ja.

Në profilin e tij në “Facebook”, Peci ka shkruar se dhuna do të mbetet në Kuvend derisa të mos kërkojnë falje për atë që kanë bë në të kaluarën.

Cfare ndodhi sot ne Kuvendin e Kosoves, aq sa nuk eshte mire, po aq nuk eshte befasi! Kthejeni “filmin” prapa dhe e kuptojme se pse jemi ketu ku jemi! Dhuna ne Kuvend eshte instaluar si veprim politik nga VV, dhe ajo do te mbetet aty derisa te mos kerkojne falje per ate qe kane be ne te kaluaren. Secila parti, sikurse edhe cdo njeri duhet te ballafaqohet me gabimet e veta. Nese nuk ballafaqohet, gabimet perseriten, apo ju hapin rruge edhe te tjereve ta bejne te njejten gje! Perndryshe, vetem vazhdoni si ia keni mesy, rruga e mbare ju qofte, por kujdesuni qe te tjeret mos t’i merrni me vete!”, ka shkruar Peci.

Lajme të ngjashme