Peci: Burrështetasi i mençur i rregullon të gjitha gjërat pa thyer asnjë aleancë
Drejtori i Institut KIPRED, Lulzim Peci, ka shkruar për burrështetasit e moçëm dhe për politikanët e dobët.
Ai ka bërë me dije se të parët i rregullojnë të gjitha gjerat për t’i avancuar interesat e shtetit, duke mos prekur asnjë aleancë.
Sipas tij, të dytët prishin të gjitha aleancat dhe nuk rregullojnë asgjë.
“Burreshtetasi i mencur i rregullon te gjitha gjerat per t’i avancuar interesat e shtetit pa thyer asnje gje (aleancat), perkunder faktit qe ai mund te perceptohet keq nga popullata! Politikani i dobet i thene te gjitha, nuk e rregullon asnje gje, mjaftohet me vete-mjaftueshmerine iluzore, dhe i demton interesat e shtetit duke perdorur fjalor popullist, vetem qe te perceptohet mire nga popullata! Muzika e mire qe e ndegjon veshi, eshte recete per dehje te shpejte! Bile, nganjehere te dehurit edhe qesin me revole dhe i bejne shoshe tavanet, por pastaj qullosen nga shiu!”, ka shkruar Peci.