PDK thërret konferencë për medie
Zyrtarë nga Partia Demokratike e Kosovës kanë thirur sot konferencë për medie.
Sipas njoftimit të Zyrës për Media të kësaj partie, konferenca do të mbahet në orën 13:00.
Në njoftim s’është treguar arsyeja e konferencës, por pritet të jetë lidhur me vendimin e Qeverisë për targat.
Qeveria e Kosovës ka shpalosur një plan për çështjen e targave që lëshohen nga Serbia, që do të zbatohet në disa faza. Plani parasheh që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm “të hiqen” të gjitha targat që nuk janë RKS- Republika e Kosovës.