PDK sërish i çon letër Deharit, “thirre seancën roli është veç procedural” - NACIONALE

PDK sërish i çon letër Deharit, “thirre seancën roli është veç procedural”

2 orë më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës njoftoi se sërish i ka dërguar letër kryesuesit të seancës konstitutive thjesht nga virtyti i moshës, Avni Dehari, duke i kujtuar rolin vetëm procedural.

PDK njoftoi se do të jenë sërish nesër në sallë nga ora 11:00

Dehari ditë më parë tha se nuk fton seancë ngase ka rrezik për konfrontim fizik.

Njoftimi i PDK-së:

PDK i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, z. Avni Dehari, me kërkesën që nesër, më 18 gusht, në orën 11:00, ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

PDK ia rikujton z. Dehari se ai ndodhet në atë pozitë vetëm për ta mundësuar zhvillimin e seancës dhe konstituimin e Kuvendit, jo për të vendosur politikisht nëse dhe kur do të vazhdojë ajo. Roli i tij është procedural, i përkohshëm dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit.

Z. Dehari, thirreni seancën. Deputetët janë zgjedhur për të qenë në Kuvend, jo për të pritur vullnetin politik të askujt. Nesër, në orën 11:00, PDK do të jetë në sallë.

Lajme të ngjashme