PDK propozon pesë pika për lehtësimin e krizës ekonomike - NACIONALE

PDK propozon pesë pika për lehtësimin e krizës ekonomike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka publikuar pesë propozimet e partisë së tij për të lehtësuar krizën ekonomike në Kosovë.

Krasniqi ka kërkuar që të lirohet nga TVSH-ja për të gjitha mallrat esenciale, të lirohen nga akciza produktet e naftës, të lirohet nga TVSH konsumi i energjisë elektrike, të rriten pagat, pensionet dhe ndihmat sociale dhe propozimi i numër pesë, të lejohet tërheqja deri në 30 për qind e kursimeve pensionale.

Për ta përballuar më lehtë krizën e rëndë ekonomike që ka kapluar çdo familje në gjithë vendin, unë kam propozuar pesë masa konkrete, me qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve në këtë periudhë sfiduese.”, thuhet në shkrimin e Krasniqit në Facebook, ku ia ka bashkëngjitur pesë propozimet.

Nuk dihet nëse Qeveria Kurti do t’i marrë parasysh këto propozime.

Lajme të ngjashme