PDK paralajmëron kallëzim penal ndaj ministres Nagavci - NACIONALE

PDK paralajmëron kallëzim penal ndaj ministres Nagavci

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në seancën e pambajtur të jashtëzakonshme tha se Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka “përgjegjësi përveç politike edhe penale” në dështimin e obligimit ligjor dhe shtetëro për sigurimin e teksteve për nxënësit në shkollat fillore, ndërkaq Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, paralajmëroi se si parti do të ngrisin edhe kallëzim penal dhe Arbërie Nagavcit. Abelard Tahiri tha se Nagavci “ka bërë shkelje penale” për çka edhe “do të ndiqet penalisht”.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, gjithashtu tha se Lëvizja e kthyer në Parti, Vetëvendosje, sot iku nga përgjegjësia dhe ballafqimi në seancën e thirrur nga opozita për çështjen e librave. Për Ministren Nagavci tha se “ajo nuk ka arritur të përmbushë obligimin e saj ligjor”.

Lajme të ngjashme