PDK para ndërtesës së qeverisë, i bashkohen asamblistë nga Fusha Kosova dhe Shtimja
Tashmë 20 ditë jashtë kalendarit kushtetues për konstituim të Kuvnedit, Partia Demokratike e Kosovës edhe mëngjesin e së enjtes ka dalë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në shenjë proteste.
Vetëvendosja refuzon të konstituojë Kuvendin e as thërrasë seancë konstitutive duke pretenduar se po kryen marrëveshje për presidentin me LDK-në dhe me Avni Deharin që thotë se i druhet incidenteve fizike në kuvend.
PDK-së sot i janë bashkuar edhe asamblistë nga Fushë Kosova dhe Shtimja.