PDK nis mobilizimin për marshin e 17 Shkurtit: “Drejtësi, jo politikë!” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së - NACIONALE

PDK nis mobilizimin për marshin e 17 Shkurtit: “Drejtësi, jo politikë!” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur mbështetjen për marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë!”, i cili pritet të mbahet më 17 Shkurt në Prishtinë, nën organizimin e platformës “Liria ka Emër”.

Përmes një komunikate, PDK ka bërë të ditur se tashmë ka aktivizuar të gjitha strukturat e saj partiake në mbarë Kosovën. Qëllimi i këtij mobilizimi, sipas partisë, është angazhimi dhe pjesëmarrja sa më masive e qytetarëve në këtë organizim që përkon me Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Në njoftim theksohet se ky marsh është “thirrje e ligjshme dhe paqësore për drejtësi të paanshme, në mbrojtje të luftës çlirimtare të Kosovës dhe të luftëtarëve të lirisë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, të cilët po përballen me procese gjyqësore në Hagë.”

Postimi:

Lajme të ngjashme