PDK mobilizohet në Prizren: Totaj synon edhe një mandat në krye të qytetit - NACIONALE

PDK mobilizohet në Prizren: Totaj synon edhe një mandat në krye të qytetit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar një aktivitet mobilizues në Prizren, ku mori pjesë edhe kryetari aktual i komunës, Shaqir Totaj, i cili njëkohësisht është edhe kandidati i PDK-së për një mandat të ri.

Gjatë vizitës në nëndegët e qytetit, drejtuesit e PDK-së theksuan se këto struktura përfaqësojnë “pulsin e organizimit fantastik” të partisë. Ata u shprehën se gjatë katër viteve të fundit Prizreni ka përjetuar zhvillim të prekshëm dhe është parë si shembull i qeverisjes së mirë të PDK-së.

Në këtë frymë, u përcoll mesazhi se rrugëtimi do të vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme, me më shumë vizion, energji dhe përkushtim, për ta çuar qytetin edhe më lart.

“Me 12 tetor, votojmë PDK 191, sepse Prizreni në punë është garanci për një jetë ma të mirë për të gjithë!”, u tha gjatë takimeve me qytetarët.

Lajme të ngjashme