PDK kundër ndryshimit të ligjit për KPMSHCK-në, Tahiri: Nëse kalon, do ta dërgojmë në Kushtetuese
Partia Demokratike e Kosovës është shprehur kundër Projektligjit nr. 08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, i cili po shqyrtohet sot në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se ky projektligj është kundër kushtetues.
“Qoftë me rritjen e numrit të anëtarëve, qoftë me umunitetin e tyre, qoftë me përgjegjësitë e tyre janë veprime që bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës. Këshilli e Pavarur është një lloj gjykate e shërbyesve civile, ku ankimojnë të drejtat e tyre kur atyre ju shkelen”, ka thënë Tahiri.
Ai ka paralajmërua se nëse ky dokument votohet sot, javën tjetër PDK-ja do ta dërgon në Gjykatë Kushtetuese.
“Prandaj, kjo mënyrë e ndërhyrjes në këtë projektligj është jo kushtetuese dhe jemi të bindur që e bën jo kushtetues këtë ligji. Kështu që, mirë është që ligji të tërhiqet nga qeveria dhe të mos procedohet. Përndryshe ne javën tjetër do ta procedojmë në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë ai.