PDK kërkon diskutime për modelin kroat të Asociacionit: Ato sapo janë hapur, por s’dimë si do të përmblidhen - NACIONALE

PDK kërkon diskutime për modelin kroat të Asociacionit: Ato sapo janë hapur, por s’dimë si do të përmblidhen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës po kërkon nga Qeveria që të nisin diskutimet në lidhje me modelin kroat për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Deputetja Blerta Deliu-Kodra në një intervistë për Kosova Press, ka deklaruar që këto diskutime sapo janë hapur, por nuk e di se si do të përmblidhet formati i diskutimeve.

“Kjo mbetet të diskutohet, sepse janë vetëm diskutime, të cilat sapo janë hapur nuk e di se si do të përmblidhet ky format i diskutimeve lidhur me propozimin kroat ose propozimet tjera kemi dëgjuar pak nga kryeministri ai nuk ka ardhur në Kuvend për të informuar qytetarët e Kosovës as për rrjedhën e dialogut dhe as për temën informuese se cila do të jetë marrëveshja…” – ka thënë ajo.

Vlen të theksohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e fundit në Bruksel ka prezantuar një draft-vizion të Asociacionit që sipas tij është i frymëzuar “në modelin kroat”.

Ndërkohë, sa i përket Asociacionit, të hënën pritet që në Bruksel të diskutohet në lidhje me këtë çështje mes kryenegociatorëve të të dyja palëve, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq.

Lajme të ngjashme