PDK kërkoi detaje para se t’i përgjigjet ftesës së Kurtit - NACIONALE

PDK kërkoi detaje para se t’i përgjigjet ftesës së Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një e-mail që kishte siguruar gazeta Nacionale, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ftuar opozitën në një takim për të premten e 21 tetorit.

Nga partia më e madhe opozitare, PDK, kanë thënë se e kanë pranuar një e-mail nga kabineti i kryeministrit, nëpërmjet të cilit është ftuar kryetar i tyre, Memli Krasniqi.

Zëdhënësi i këtij subjekti, Faton Abdullahu, ka thënë se pasi të marrin informacione të sakta nga zyra e kryeministrit për qëllimin dhe agjendën e takimit, do të vendosin se a do të marrin pjesë në këtë takim.

“Para pak minutash kemi pranuar një e-mail nga Kabineti i Kryeministrit, nëpërmjet të cilit ështe ftuar kryetari i PDK-së Memli Kransiqi për takim të përbashkët me krerët e subjekteve opozitare dhe kryeministrin. Por, në këtë e-mail nuk është specifikuar tema dhe agjenda takimit. Pasi të marrim informacione të sakta nga Zyra e Kryeministrit për qëllimin dhe agjendën zyrtare të takimit, kryetari do të vendosë se a do të merr pjesë në këtë takim apo jo”, ka thënë Abdullahu.

Në e-mailin ku kërkohet takimi nga kryeministri, nuk jipen detaje për arsyen e kësaj ftese.

Lajme të ngjashme