PDK-ja sot mbledh Këshillin Drejtues të partisë, diskutohet për "gjendjen e rëndë në vend" - NACIONALE

PDK-ja sot mbledh Këshillin Drejtues të partisë, diskutohet për "gjendjen e rëndë në vend"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), pritet që sot të mbajë mbledhjen e Këshillit Drejtues.

Kjo mbledhje është thirrë nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Sipas tij, mbledhja do të mbahet për të diskutuar për gjendjen e rëndë në vend.

“Pas këtyre konsultave e diskutimeve të shumta, të hënën kam ftuar mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, për të diskutuar për gjendjen e rëndë në vend dhe për rrugën që është para nesh. Mbi të gjitha, për vendimet dhe veprimet që i kërkon kjo periudhë sfiduese.” – kishte njoftuar Krasniqi të premten.

Situata nuk është normale dhe nuk mund ta simulojmë normalitetin. Qytetarët kanë nevojë për qartësi në këtë kohë konfuzioni. Dhe një gjë është më se e qartë: Kosova nuk mund të mbetet edhe më tutje peng e tekeve të Albin Kurtit.” – ka thënë ndër të tjera ai.

Nuk dihet se cilat do të jenë vendimet as ora e saktë e mbledhjes së PDK.

Lajme të ngjashme