PDK-ja sot dërgon në Kushtetuese dy ligje dhe statutin e Universitetit të Prishtinës - NACIONALE

PDK-ja sot dërgon në Kushtetuese dy ligje dhe statutin e Universitetit të Prishtinës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të dërgojë në Gjykatë Kushtetuese dy ligje dhe statusin për Universitetin e Prishtinës.

Sipas njoftimit PDK kanë thënë se do të dorëzojnë në Kushtuese tri raste të pretenduara të shkeljes kushtetuese nga pushteti aktual i udhëhequr nga Vetëvendosje.

PDK dorëzon sot në Gjykatën Kushtetuese tri shkeljet e radhës Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, do të dorëzoj sot në Gjykatën Kushtetuese tri raste të pretenduara të shkeljes kushtetuese nga pushteti aktual i udhëhequr nga Vetëvendosje.” – thuhet në njoftim.

Tutje është e ditur se këto për përbëjnë shkelje kushtetuese dhe cenojnë pavarësinë institucionale.

“Partia më e madhe opozitare e ka paralajmëruar ditë më parë se ligji për Komisionin e Pavarur të mediave, ai për Këshillin Prokurorial dhe statuti i Universitetit të Prishtinës të ndryshuara nga pushteti aktual, përbëjnë shkelje kushtetuese dhe cenojnë pavarësinë institucionale dhe lirinë e medias. Pas dorëzimit të këtyre tri lëndëve në Gjykatën Kushtetuese, kryetari i Grupit Parlamentar Abelard Tahiri ka paralajmëruar konferencë për media në ora 15:00.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme