PDK-ja paralajmëron se do të jetë në Kuvend nga ora 11:00 - NACIONALE

PDK-ja paralajmëron se do të jetë në Kuvend nga ora 11:00

14 orë më parë

nga NACIONALE

Grupi Parlamentar i PDK-së do të jetë sot në sallën e Kuvendit, nga ora 11:00, me kërkesën e vetme, vazhdimin e seancës konstituive.

PDK-ja i ka dërguar sërish letër kryesuesit të seancës, Avni Deharit, duke kërkuar që seanca të vazhdojë dhe Kuvendi të konstituohet.

Në kërkesën e saj, PDK-ja ka argumentuar se mosrespektimi i afateve dhe procedurave kushtetuese po e thellon krizën institucionale, duke kërkuar që procesi të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme.

Deputetët e PDK-së, të cilëve u janë bashkuar edhe deputetë të Aleancës, pritet të qëndrojnë sot në Kuvend në shenjë proteste ndaj bllokimit të konstituimit të Kuvendit.

Lajme të ngjashme