PDK-ja mban mbledhjen e shtabit zgjedhor: Jemi të bashkuar rreth një qëllimi të vetëm, rruga jonë është e qartë
Partia Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e fundit të shtabit qendror zgjedhor, para zgjedhjeve të së dielës.
Shefi i shtabit zgjedhor, Memli Krasniqi, ka bërë me dije se kjo parti është e bashkuar rreth një qëllimi të vetëm.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se rruga e kësaj partie është e qartë.
“Në prani të Kryetarit dhe kandidatit tonë për Kryeministër, Bedri Hamza, sot mbajtëm mbledhjen e fundit të shtabit qendror zgjedhor, para zgjedhjeve të së dielës. Jemi bashkë, të palëkundur dhe të bashkuar rreth një qëllimi të vetëm. Rruga jonë është e qartë, pa dilema dhe pa kthim pas. Përpara është misioni ynë për qytetarët dhe për Kosovën. Bashkë. Përpara”, ka shkruar Krasniqi.