PDK-ja kërkon dorëheqjen e ministres Hajdari, Tahiri: Do ta ndjekim penalisht - NACIONALE

PDK-ja kërkon dorëheqjen e ministres Hajdari, Tahiri: Do ta ndjekim penalisht

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, shumë shpejt do të paditet për vepër penale.

Në seancën e sotme parlamentare ku po diskutohet për punën e kësaj ministrie, ai ka thënë se padia ka të bëj me rezervat shtetërore.

Një prej skandaleve më të mëdha i kemi rezervat shtetërore. Procedurat që janë klasifikuar si sekret shtetëror për rezevat shtetërore janë të kundërligjshme dhe po ju themi se për këtë do të iu padisim dhe do të iu ndjekim në gjykatë. Pse? Vendi ku ruhen rezervat është normale me kanë sekret shtetëror. Mirëpo, sa është blerë, si është blerë, procedura, kompania, këto nuk mund të jenë sekrete shtetërore”, ka thënë Tahiri.

Ai ka bërë me dije se padia shumë shpejt do të dorëzohet në organet e drejtësisë.

Kjo ministre, e cila e drejton një prej dikastereve më të rëndësishme në vendin tonë është duke u ballafaquar me një mori keqpërdorimesh në kuadër të asaj ministre të cilave u prin. Padyshim se për të gjitha këto do të ndjeket penalisht”, ka thënë Tahiri.

Edhe deputeti tjetër i PDK-së, Ferat Shala, e ka kritikuar ministren Hajdari.

"Emërimi dhe shkarkimi i 7 sekretarëve permanent. Angazhimi i ekspertëve me pagesë 1000 euro ditën. Nënshkrimi i jashtëligjshëm i kontratës për investitorin strategjik. Zhvlerësimi i rregullores për investime strategjike. Asnjë rezultat në këtë sektor. Keqmenaxhimi i rezervave shtetërore. Keqmenaxhimi i vajit ushqimor. Rreth 200 mijë litra vaj të kontraktuara nuk janë ardhur në Kosovë ende për rezervë shtetërore. Ngritja e aktakuzës nga Prokuroria për mosdeklarim të pasurisë është shkelja e radhës. 500 mijë kopje të gazetës franceze. Rritja e importit si asnjëherë më parë nga Serbia. Nuk është vetëm çështje opozitare, është ekonomike është çështje sociale. Çka duhet të ndodhë tutje që kjo Qeveri të marrë masa", ka deklaruar Shala.

Lajme të ngjashme