PDK-ja ironizon më VV-në, te ndërtesa e Qeverisë shpall “konkurs” për diler të drogës - NACIONALE

PDK-ja ironizon më VV-në, te ndërtesa e Qeverisë shpall “konkurs” për diler të drogës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës ka zhvilluar një aksion simbolik para ndertesës së Qeverisë së Kosovës.

Aktivistët e PDK-së kanë ironizuar me rastin e arrestimit për drogë të asamblistit të VV-së, Besnik Mujeci, duke publikuar një pankartë në të cilën shkruante: konkurs për diler të drogës.

Në këtë “konkurs” janë publikuar edhe kriteret që duhet t`i përmbushin kandidatët.

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Trim Syla ka thënë se këtë konkurs e kanë shpallur në emër të VV-së.

Siç e dini, asamblisti i kësaj partie është zënë me drogë, me 11.300 doza ekstazi, prandaj, e kuptojmë që kanë mbetur keq për shpërndarës të drogës brenda dhe jashtë Kosovës”, ka thënë ai, duke shtuar se Qeveria Kurti mund të mos ketë libra dhe bukë për qytetarët, po drogë ka.

Sot, kur po flasim, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës , nga mbi 1.2 milion qytetarë në moshë pune, mbi 77 mijë janë të papunë dhe mbi 750 mijë janë ekonomikisht joaktivë. Ndërkaq, rreth 100 mijë të rinj e kanë lëshuar vendin në dy vitet e fundit. As nuk po mund ta paramendojmë edhe sa të tjerë do të ikin nga janari. Përdorimi dhe shpërndarja e drogës nga partia në pushtet, po i ndihmon edhe njërës edhe tjetrës. Kjo Qeveri ndoshta libra edhe bukë nuk ka, po drogë ka sa të duash”, ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme