PDK-ja i kërkon Qeverisë të reflektojë karshi kërkesave të policisë dhe zjarrfikësve
Shefi i Grupi Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që në lexim të dytë të Ligjit për Buxhetin të përfshihen kërkesat e policë dhe zjarrfikësve.
Pas mbledhjes se Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka thënë ka thënë se Qeveria duhet të reflektojë karshi kërkesave të kategorive të ndryshme sociale.
“Sa i përket buxhetit, si Grup Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i kërkojmë mazhorancës që të reflektojë karshi kërkesave të Policisë së Republikës së Kosovës, karshi kërkesave të zjarrfikësve, karshi kërkesave të disa kategorive sociale të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme, karshi kërkesave të veteranëve, që të plotësohen ato dhe të amandamentohet buxheti tash pra ku janë amandamentet në komision, që do të vie në lexim të dytë, të plotësohen këto kërkesa”, ka thënë Tahiri.