PDK-ja dhe Aleanca vazhdojnë aksionin para Qeverisë - NACIONALE

PDK-ja dhe Aleanca vazhdojnë aksionin para Qeverisë

19 orë më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës po e vazhdon aksionin e saj para Qeverisë.

Për të shtatën ditë radhazi deputetët e PDK-së janë vendosur para hyrjes së Kryeministrisë, në shenjë proteste për mos-thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Aksionit të PDK-së edhe sot i janë bashkuar deputetë të Aleancës, ndërsa në protestë po marrin pjesë edhe asamblistë të PDK-së nga Komuna e Lipjanit.

Përmes këtij aksioni, PDK dhe Aleanca po kërkojnë që të vazhdohet seanca konstituive dhe të bëhet konstituimi i Kuvendit, duke e konsideruar të domosdoshme kthimin e procesit në Kuvend.

Lajme të ngjashme