PDK-ja dënon bastisjet e fundit të Speciales: Dhomat e Specializuara të ndalin përndjekjen politike - NACIONALE

PDK-ja dënon bastisjet e fundit të Speciales: Dhomat e Specializuara të ndalin përndjekjen politike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj bastisjeve të fundit të Gjykatës Speciale.

Përmes një komunikate për medie, kjo pari është shprehur e ndaj fushatës së bastisjeve që po zhvillojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës ndaj ish-zyrtarëve të shtetit, të cilët janë zyrtarë të kësaj partie.

Sipas partisë më të madhe opozitare, bastisjet në fjalë janë në nivelin e përndjekjes politike.

Për PDK-në, këto bastisje janë tërësisht të panevojshme, tendencioze dhe shkojnë në nivelin e përndjekjes politike. Kosova ka themeluar Dhomat e Specializuara për të ofruar drejtësi me standarde evropiane dhe jo spektakël në emër të saj. Mbi të gjitha, kjo fushatë përndjekëse shpërfaqë dështimin e Dhomave të Specializuara për të argumentuar aktakuzat e tyre në proceset gjyqësore”, është thënë në komunikatën për media të PDK-së.

PDK-ja ka kërkuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës që të ndalin këtë fushatë të përndjekjes.

Dhomat e Specializuar të Kosovës janë themeluar me vendim të Kuvendit të Kosovës, me mandat të qartë dhe të kufizuar për të hetuar krimet e pretenduara për trafikim të organeve. Fatkeqësisht, që nga momenti kur janë bërë publike aktakuzat e para kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe ish-udhëheqësve shtetërorë të Kosovës, është bërë e qartë se fokusi i Dhomave të Specializuara ka dalë jashtë mandatit dhe çdo kontrolli institucional, duke u shndërruar në një mekanizëm që i ndjekë vetëm shqiptarët.PDK kërkon nga Dhomat e Specializuara të Kosovës që të ndalin këtë fushatë përndjekëse dhe t’i kthehen punës së tyre brenda mandatit dhe fushëveprimit të tyre”, ka vlerësuar PDK.

Lajme të ngjashme