PDK e nis ‘Javën e Mërgatës’
Partia Demokratike e Kosovës e ka hapur ‘Javën e Mërgatës’, ku nga sot e deri me 22 korrik do t’i presin në zyrat e PDK-së mërgatën.
Kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi ka treguar se kjo pritje do të bëhet nga ai, deputetët e PDK-së dhe me anëtarët e Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë.
“Të dashur bashkatdhetarë,
Partia Demokratike e Kosovës e ka caktuar Javën e Mërgatës me dyer të hapura për pritjen Tuaj, kush dëshiron t’i vizitojë ambientet e Selisë Qëndrore të PDK-së.
Nga sot e deri më 22 Korrik, në zyrat e PDK-së, prej orës 09:00 deri në ora 17:00 ju presim së bashku me deputetët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe me anëtarët e Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë.
Ju mirëpresim!”, ka shkruar Krasniqi.