PDK e Aleanca shkojnë në Kuvend, të pranishëm edhe Hamza e Haradinaj
Deputetë të PDK-së dhe AAK-së kanë shkuar sot në sallën plenare të Kuvendit, duke kërkuar thirrjen e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit.
Në sallë janë parë edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, dhe ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Deputetët kanë mbajtur fjalime nga foltorja e Kuvendit, në prani të mediave, ndërsa kanë akuzuar kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, për uzurpim të institucioneve dhe shkelje të rendit kushtetues.