PDK dorëzon kallëzim penal në Speciale ndaj ministrit Murati - NACIONALE

PDK dorëzon kallëzim penal në Speciale ndaj ministrit Murati

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbledhjen e rregullt të Kryesisë së Kuvendit e kanë lëshuar grupi i Partisë Demokratike të Kosovës. Shefi i GP të PDK-së Abelard Tahiri ka theksuar se këtë veprim e kanë bërë në shenjë pakënaqësie ndaj veprimeve të ministrit të Financave Hekuran Muratit sa i përket mos-ekzekutimit të pagave për mësimdhënësit.

E pagat e mësimdhënësve duke se janë bërë shkak që ndaj Muratit, PDK, të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale.

Këtë veprim zyrtarët ligjor të PDK-së ndaj Muratit e kanë marrë sot.

Ne do të ngrehim kallëzim penal ndaj Ministrit Murati dhe sekretarit të përgjithshëm të kësaj ministrie. Në këto momente vetëm se është duke u dorëzuar kallëzimi penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Ky kallëzim konsiderojmë që bie në domenin e Speciales”, ka deklaruar Tahiri.

Tutje ai ka sqaruar arsyet përse e lëshuan mbledhjen.

“Ne si parti opozitare e lëshuam mbledhjen në shenjë pakënaqësie për mos-ekzekutimin e pagave për rreth 25 mijë nxënës në nivelin lokal në Republikën e Kosovës. Ne e kemi thënë se ky është një veprim arrogant i një ministri të papërgjegjshëm. Ne nuk mund të sillemi normalisht kur kemi keqpërdorim të pozitës zyrtare nga një ministër i papërgjegjshëm. Ne në fillim të mbledhjes deklaruam se si pasojë e një vendimi të paligjshëm të Qeverisë nuk do të marrim pjesë”, thotë tutje Tahiri.

Lajme të ngjashme