PDK dhe LDK kundër planit evropian? Peci komenton qëndrimet e opozitës - NACIONALE

PDK dhe LDK kundër planit evropian? Peci komenton qëndrimet e opozitës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy partitë opozitare LDK dhe PDK kanë shprehur dilemat e tyre rreth planit evropian, shkaku që Kosova nuk merr njohje zyrtare nga Serbia.

Megjithatë, drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, qëndrimin e opozitës po e sheh më shumë si shprehje e rezervave.

Në një intervistë për Nacionalen, Peci ka thënë se ky plan nuk është “merre ose lëre”.

“Mendoj se duhet të bëjmë dallimin në mes të kundërshtimit dhe shprehjes së rezervave. Këtu dua të theksoj një gjë, dhe atë që ky plan nuk është i karakterit merre ose leje, jo vetëm për Qeverinë, por për shtetin e Kosovës, duke përfshirë këtu edhe opozitën”, ka deklaruar Peci.

Ai më tutje ka komentuar edhe Asociacionin.

“Asociacioni me siguri se do të ketë kompetenca ekzekutive të karakterit menaxhues, dhe me shumë gjasë nuk do të ketë kompetenca ekzekutive të karakterit shtetëror, aq më tepër pasi ai nuk do të ketë kompetenca legjislative”, ka thënë Peci.

Lajme të ngjashme