PDK-ja bën homazhe te kulla e Ilaz Kodrës: Bashkë me Adem Jasharin i dhanë jetë UÇK-së - NACIONALE

PDK-ja bën homazhe te kulla e Ilaz Kodrës: Bashkë me Adem Jasharin i dhanë jetë UÇK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë homazhe në Prekaz, te kulla e komandant Ilaz Kodrës.

Kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi ka thënë se Kodra ishte ndër të parët që krah komandantin Adem Jashari e bashkëluftëtarëve të tyre, i dhanë jetë UÇK-së.

“Ilaz Kodra ishte ndër të parët që, krah Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe bashkëluftëtarëve të tyre, i dhanë jetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kulla e tij u shndërrua në simbol të bashkimit dhe vendosmërisë për liri – një vatër nga ku u ndez zjarri i qëndresës sonë.

Së bashku me mijëra djem e vajza të UÇK-së, Ilaz Kodra qëndron në themelet e lirisë sonë dhe shtetit tonë të pavarur.

Prekazi, familja Kodra, Kosova dhe gjithë shqiptarët do të jenë përherë krenarë për këtë bir të madh të kombit” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme