PD: Prapa idesë së Ramës fshihet një nga aferat më të mëdha korruptive
Partia Demokratike ka kritikuar idenë e kryeministrit Edi Rama se NATO ka treguar interes për të ndërtuar në Porto Romano një port ushtarak.
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, ka thënë se parapa kësaj ide fshihet një nga aferat më të mëdha korruptive të kohës.
“Partia Demokratike deklaron se, ka mbështetur dhe mbështet plotësisht bashkëpunimin e ngushtë të Shqipërisë me Nato-n, si vend anëtar i saj, dhe çdo projekt, në det, tokë dhe ajër, që i nevojitet Aleancës së Atlanikut të Veriut në territorin e Shqipërisë. Ne, gjithashtu, informojmë NATO-n se, prapa idesë së portit ushtarak të Porto Romanos të Edi Ramës, fshihet njëra nga aferat më të mëdha korruptive të kohës: Spostimi i portit ekzistues tregtar dhe ushtarak mijëra vjeçar të Durrësit për në Porto Romano”, ka thënë zëdhënësja e PD-së.